Shqipëri: Tri vdekje dhe rekord rastesh të reja me COVID-19

Shqipëri: Tri vdekje dhe rekord rastesh të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 302 raste të reja me Coronavirus nga 1405 testime në 24 orët e fundit, çka përbën një rekord të ri për Shqipërinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10.395 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

173 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 30 në Lushnje, 12 në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, etj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, janë regjistruar tri viktima: një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita.

Që nga shpërthimi i pandemisë me Coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 18250 raste, prej tyre 10395 janë të shëruar, 7390 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 465 persona./Insajderi.com