Kur janë numëruar mbi 18% e votave në Shqipëri, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama kryeson me 49.9 për qind të votave, Partia Demokratike 38.41 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim 7.11 për qind, ndërsa partitë e tjera për qind.
Për nga numri votave PS prin me 151,612 vota, e pasuar nga PD-AN me 118,627 vota. LSI ka marrë 21,278 vota, ndërsa PSD 6,274.
Shqipëria ka zhvilluar zgjedhjet parlamentare në të cilat ndodhen disa incidente.
Në nivel vendi kanë votuar 48.2 për qind apo një milionë e 729 mijë e 834 votues. /insajderi.com
Rezultatet në secilin qark:
Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 8,754, PS ka 4,991, LSI ka 2,144 dhe PSD e Tom Doshit 3,100.
Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 6,041 vota, PS 5,378, LSI 1,050 dhe NTH 110 vota.
Kukës
Në qarkun e Kukësit PD ka 9,062 vota e ndjekur nga PS me 5,070 vota. LSI 18 ka vota dhe ADR 173 vota.
Dibër
Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 8,400 vota, PD 7,751 vota, LSI 1,249 vota dhe PAV 164 vota.
Durrës
Në Durrës deri tani PS kryeson me 6,745 vota e ndjekur nga PD me 4,760 vota. LSI ka siguruar 855 vota dhe PLDSH 63 vota.
Tiranë
Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 32,478 vota. PD ka 23,491 vota, LSI 3,971 vota dhe PSD 1,957 vota.
Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 24,008 vota e ndjekur nga PD me 16,293 vota dhe LSI me 2,029 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 498 vota.
Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 19,880 vota, PD 14,278 vota, LSI 2,342 dhe PLDSH 203 vota.
Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 7,338 vota e ndjekur nga PD me 4,246 vota dhe LSI me 1,527 vota. Ndërkohë PSD ka 65 vota.
Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 13,476 vota e ndjekur nga PD me 11,305 vota dhe LSI me 2,218 vota. Ndërkohë PSD ka 293 vota.
Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 19,501 vota e ndjekur nga PD me 11,120 vota dhe LSI me 2,180 vota.
Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 10,094 vota, PD 5,290 vota, LSI 2,463 vota dhe PSD-ja 217 vota. /TCH