Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer, Rama: Vaksinimi nis në janar

Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer, Rama: Vaksinimi nis në janar

Shqipëria ka arrtitur marrëveshje me kompaninë amerikane Pfizer për blerjën e vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinimi do të nisë në muajin janar, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri shqitar, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”, ka shkruar Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar Bashikimin Evropian “për diferencimin që i bëri Ballkanit”, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

“I papranueshëm moralisht, politkisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, ka tutje Rama./Insajderi.com