Shqipëria ka bërë gati “pasaportën e vaksinimit” për personat të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës COVID-19, transmeton Insajderi.
Kjo pasaportë mund të merret përmes e-Albania.
Siç bëhet e ditur të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas duhet të zgjedhet shërbimi “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.
Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik, shkruan TopChannel.
Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:
Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për COVID-19 me kodin unik.
Pas kryerjes së vaksinimit qytetarët do të njoftohen nëpërmjet mesazhit në telefon kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. /Insajderi.com