Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë vetëm mbledhje qeverie të përbashkëta, por shumë shpejt edhe një komitet të përbashkët parlamentar, është dakordësia e përbashkët mes" />

Shqipëria dhe Kosova me komitet të përbashkët parlamentar

Shqipëria dhe Kosova me komitet të përbashkët parlamentar

Shqipëria dhe Kosova nuk do të kenë vetëm mbledhje qeverie të përbashkëta, por shumë shpejt edhe një komitet të përbashkët parlamentar, është dakordësia e përbashkët mes kryeparlamentarëve të dy vendeve, Gramoz Ruçi dhe Kadri Veseli.

“Dakordësuam plotësisht që, për sa i përket anës parlamentare, ashtu sikurse ka një komitet të përbashkët parlamentar Shqipëria me Bashkimin Evropian, të dy parlamentet tona të krijojnë një komitet për të zgjidhur problemet legjislative, për të lehtësuar mjaft pengesa, siç janë çështjet e studentëve, qoftë të studentëve shqiptarë në Kosovë, qoftë të studentëve të Kosovës në universitetet shqiptare, me qëllim që, në harkun kohor brenda një viti, të gjitha problematikat e evidentuara deri më tani dhe pengesat e hasura të zgjidhen”, – bëri me dije Kryetari i Kuvendit.

“Pavarësisht nga divergjenca që kemi në Tiranë dhe lufta politike që kemi bërë në Tiranë, kur vjen puna për Kosovën, të gjithë jemi në unison”. Ruçi u shpreh se “jemi të një qëndrimi bashkë me Kryetarin Veseli dhe me delegacionin. Momenti kur kemi ardhur përkon edhe me mesin e fushatës për zgjedhjet vendore dhe ne nuk kemi ardhur për fushatën që zhvillojnë partitë politike të Kosovës. Se për kë do të votojnë, për kë kandidat do të votojnë në raundin e dytë, këtë e di elektorati i Kosovës”.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi vlerësoi për përpjekjet e dy qeverive tona që, ashtu sikurse në të kaluarën kanë zhvilluar mbledhje të përbashkëta. “Edhe këtë muaj, në fund të muajit, në prag të Festave Kombëtare, më 27 nëntor, do të zhvillohet takimi i dy qeverive tona në Korçë, që për të parë zgjidhjet dhe ne t’u paraprijmë që të mos u krijojmë asnjë problem në funksion të zgjidhjes institucionale, për sa u përket legjislacionit”, – u shpreh z. Ruçi.