![Shqipëria i del në ndihmë Kosovës, e furnizon me rrymë në ndërrimin e motmoteve](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/12/Qeveria-e-Kosoves-730x440.jpg)
Qytetarët e Kosovës, festat e fundvitit do t’i presin pa reduktime të energjisë elektrike.
Furnizimi me energji elektrike do të ndodh pasi Shqipëria, i ka ofruar ndihmë Kosovës, shkruan Insajderi.com
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/Perparim-Kryeziu.png)
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Ky është një bashkëpunim që dy qeveritë e kanë me njëra-tjetrën sa i përket shkëmbimit të energjisë elektrike apo formave të tjera të kompensimit”, ka thënë Kryeziu.
Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën që ta furnizojë me energji elektrike në ndërrimin e motmoteve.
Theksojmë se në seancën e 29 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike./Insajderi.com