Shqipëria lehtëson masat kundër COVID-19

Shqipëria lehtëson masat kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se ka lehtësuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, të cilat hyjnë në fuqi sot, 12 prill, transmeton Insajderi.

Nga e hëna deri në dy javët e ardhshme, ora policore do të shtyhet për dy orë. Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00, ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.

Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID./Insajderi.com