Shqipëria me komision parlamentar për raportin e Dick Martyt

Shqipëria me komision parlamentar për raportin e Dick Martyt

Janë bërë të ditur emrat e nëntë anëtarëve që do të përbëjnë komisionin e posaçëm parlamentar që të ngrihet për raportin e Dick Martyt, transmeton Insajderi.

E përditshmja shqiptare “A2”, raporton se komisioni i ri do të përbëhet nga deputetët Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.

Komisioni Parlamentar pritet të drejtohet nga Ulsi Manja dhe emrat pritet të votohen në seancën e ditës së enjte.

Raporti do të përqendrohet veçanërisht “mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë”. /Insajderi.com