Shqipëria pritet që nga nesër (e mërkurë) të shtrëngojë masat kundër përhapjes së Coronavirusit, transmeton Insajderi.
Policia e Shtetit ka njoftuar baret dhe restorante për masat e reja.
Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj, i cili tha se është dhënë urdhër verbal, që baret të mbyllen në orën 20:00.
Ne këtë situatë të përkeqësuar, Komiteti i ekspertëve mblidhet të mërkurën për të zyrtarizuar masa shtesë, ku pritet të dalë një vendim për forcim të masave kufizuese për shkak të rritjes së infektimeve.
Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësira të brendshme./Insajderi.com