Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro

Shqipëria ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro

Shqipëria do ta ndihmojë Kroacinë me 250 mijë euro, pas tërmeteve që kanë goditur shtetin kroat gjatë të martës dhe të mërkurës, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postimi në Twitter shkruan se ka firmosur dekretin për të ndihmuar “vëllezërit e Kroacisë në rilindjen e Petrinjës”.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues.  Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.

Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë. Sipas mediave kroate, në orën 12.19 pasdite, sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometra.

Madhësia e tërmetit ishte me fuqi prej 6.2 sipas Richter./Insajderi.com