Shqipëria në shtetrrethim, javën tjetër vetëm një pjesëtar del nga shtëpia

Shqipëria në shtetrrethim, javën tjetër vetëm një pjesëtar del nga shtëpia

Edhe kjo fundjavë ashtu si e kaluara do të kalojë në izolim total.  Nga ora 13:00 e ditës së sotme (e shtunë 28 mars), dhe deri të hënën  në orën  05.00 të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjithë qepenat  do të jenë mbyllur.

Ndërkohë kryeministri Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të  familjes

Gati aplikacioni online ose me  sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.   Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i  thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja  rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, ka thënë Rama.

Një model të ngjashëm ndoqi edhe Kina përgjatë epidemisë, ku vetëm  një anëtar i familjes lejohej për të bërë pazar një herë në tre ditë.

Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, prej tyre 8 kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.

77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.