Shqipëria përgatitet për vaksinim, stadiumi “Air Albania” qendra e parë

Shqipëria përgatitet për vaksinim, stadiumi “Air Albania” qendra e parë

Shqipëria po bën përgatitjet për qendrën e parë të vaksinimit anti-COVID në këtë vend, transmeton Insajderi.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rrama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin sot në stadiumin “Air Albania” ku po bëhet gati qendra e parë e vaksinimit.

Nga aty Manastirliu ka treguar se si do të zhvillohej procesi i vaksinimit, ku tha se paraprakisht mendohet se do të vaksinohen 60 persona në orë.

“60 postacione për vaksinimin, planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60 qytetarë apo pak më shumë”, tha ministrja, ndërsa orari i vaksinimit do të jetë ora 18:00, raporton TCh.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë u shpreh optimistë se fushata e vaksinimit mund të nisë edhe para javës së tretë të janarit siç ai kishte thënë më herët “fillojmë në javën e trete të janarit, shpresojmë të nisim dhe më shpejt ndoshta falë disa kanaleve të tjera që kemi hapur”.

“Jemi në një fazë shumë pozitive, kemi siguruar 500 mijë vaksina. Menjëherë do mbështesim edhe spitalin COVID të Prishtinës. Për këtë gjë janë bërë të gjitha përgatitjet, jemi një hap para”, theksoi Rama. /Insajderi.com