Shqipëria pranon sot një pjesë të vaksinave “Pfizer”

Shqipëria pranon sot një pjesë të vaksinave “Pfizer”

Shqipëria do të pranojë sot një pjesë të vaksinave të blera nga kompania “Pfizer”, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur para dy ditëve kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili tha se sot këto vaksina do të arrijnë në Shqipëri.

Njoftohet se ky vend do të marrë një pjesë, nga gjithsej 500 mijë vaksinave të porositura.

Gjatë një takimi në Korçë, ku edhe e bëri të ditur lajmin për ardhjen e vaksinave, kryeministri Rama theksoi se është optimist se nuk do të ketë mungesa të dozave.

“Jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të ketë mungesa”, tha kryeministri.

Rama po ashtu njoftoi se Shqipëria është afër finalizimit të marrëveshjes edhe me kompaninë tjetër të vaksinave anti-COVID, “Astra Zeneca”. /Insajderi.com