Shqipëria pret 800 mijë vaksina anti-COVID në shkurt nga “Pfizer” e “COVAX”

Shqipëria pret 800 mijë vaksina anti-COVID në shkurt nga “Pfizer” e “COVAX”

Brenda shkurtit priten dozat e para nga marrëveshja që Qeveria e Shqipërisë ka firmosr me kompaninë “Pfizer” për vaksinat anti-COVID, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se këto vaksina pritet të vijnë bashkë me ato nga mekanizmi ‘COVAX’, e që pritet të jenë gjithsej 800 mijë vaksina.

“Ne kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë duke filluar me grupet prioritare. Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer, jemi besimplotë se Pfizer do t’i qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para. Edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para të Pfizer brenda muajit shkurt”, u shpreh ministrja Manastirliu, raporton ‘Euroneësal”.

Ndërkohë, në seancën e sotme Kuvendi i Shqipërisë miratoi edhe tre ndryshime në bordin drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, duke votuar pro Besnik Mustafajt, Helidon Halitit dhe Edmond Tullumanit. /Insajderi.com