Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur rreth çështjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës, nga njëri prej vendeve të tij fqinj.
Në një intervistë për televizionin grek, “Antena TV”, Bushati ka thënë se pavarësisht ku jetojnë shqiptarët në Ballkan kanë dëshmuar që nga e kaluara që kanë elemente të stabilitetit demokratikë dhe prespektivë Euro-Atlantike.
“Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike”, ka thënë Bushati.
Po ashtu ministri shqiptarë është shprehur se, Shqipëria do të kërkojmë nga Greqia që të njoh pavarësinë e Kosovës.
“Nuk I takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë, fqinjëve tanë”, ka thënë Bushati.
Ndër tjerash Bushati ka folur edhe rreth trazirave të fundit që janë duke ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë, rreth propozimit të emrit Maqedoni. /Insajderi.com