Shqipëria regjistron 22 raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë

Shqipëria regjistron 22 raste të reja me COVID-19, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 22 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së martë janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë.

Personat pozitive janë shtatë në Tiranë, pesë në Berat, tre në Lezhë, dy në Devoll, si dhe me nga një rast janë Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastëra.

Aktualisht në spitalet e Shqipërisë me COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive./Insajderi.com