Shqipëria vendos karantinë dyjavore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Shqipëria vendos karantinë dyjavore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut duhet të karantinohen për dy javë, ka marrë vendim Komiteti i ekspertëve, njofton Insajderi.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë së Shqipërisë, tha se ky vendim është marrë për shkak të situatës së rënduar me COVID-19 në dy shtetet e lartpërmendura.

“Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa. Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve.

Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Nxënësit e vitit të parë dhe të dytë që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë mësimin në klasë. Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë . Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, deklaroi Rakacolli.

Anëtarët e Komitetit thanë se në përgjithësi situata paraqitet nën kontroll në vend, përveç disa qyteteve ku është shqetësuese rritja e rasteve./Insajderi.com