Alternativa për ndryshim e Shqipërim Arifit ka arritur që t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë.
Morën 60.020 vota që nënkupton 14 mandate në Kuvendin Komunal, njofton Insajderi.
Kështu ka njoftuar kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi.
E dyta doli Ardita Sinani me Partinë për Veprim Demokratike e cila mori 41.037 vota apo nëntë mandate.
Rezultatet e zgjedhjeve:
ApN- 60.020, 14 mandate
PDSh- 41.073, 9 mandate
PVD- 33.068, 7 mandate
LR 25.045, 5 mandate
UDSh- 441, 1 mandat
Lista Serbe-1.222, 2 mandate. /Insajderi.com