
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe po qëndron i shtrirë në Spitalin e Nishit.
Arifi ka shkruar në Facebook se ditë më parë ka kryer testin për COVID-19 dhe i ka rezultuar negativ, mirëpo më pas i është përkeqësuar gjendja.
“Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital”./Insajderi.com