Shqiptarë e kosovarë përleshen me shufra hekuri në Itali, tetë të plagosur

Shqiptarë e kosovarë përleshen me shufra hekuri në Itali, tetë të plagosur

Të paktën tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur të shtunën në qytetin italian të Triestes. Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Sherri nisi në një bar sipas medieve italiane, por protagonist ka pasur disa punëtorë shqiptarë e kosovarë. Dy prej të dyshuarve u kapën ndërsa tentonin të largoheshin nga vendngjarja.

Edhe gjatë arrestimit, të shtënat nuk ndaluan. Përplasja e madhe me armë zjarri, por edhe shufra hekuri mendohet të ketë nisur për çështje që lidheshin me punën, shkruan TCH. Në të raportohet se janë përfshirë 15 persona. 4 patrulla policie mbërritën me urgjencë në vendngjarje, si dhe 7 ambulanca.

Qyteti është praktikisht i shokuar, thotë shtypi vendas. Njëri prej punonjësve të lokalit tha se kishte punuar për 33 vjet në atë zonë, por nuk kishte parë kurrë një skenë të tillë kaq të dhunshme. Sipas tij, dy grupe të përbërë nga persona të shumtë në fillim ishin përplasur verbalisht, pastaj kanë nxjerrë shufrat e hekurit, e në fund, edhe armët e zjarrit./Insajderi.com