Shqiptarët e Luginës presin nga Kurti t’i përfshijë në dialogun me Serbinë

Shqiptarët e Luginës presin nga Kurti t’i përfshijë në dialogun me Serbinë

Në mesin e shumë kërkesave që shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë për Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, është përfshirja në dialogun me Serbinë.

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu, tha se presin që Qeveria Kurti II të trajtojë tema konkrete dhe në dialog të përfshijë edhe përfaqësuesit e Luginës.

“Kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumta në numër, por në veçanti e kemi kërkesën që edhe ne të përfshihemi në dialogun me Serbinë. Resursi më i rëndësishëm është resursi njerëzor”, tha Musliu në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit shtoi se momentalisht problemi më i madh i shqiptarëve në Bujanoc është pasivizimi i adresave nga ana e autoriteteve shtetërore serbe.

Sipas Musliut edhe mosnjohja e diplomave vazhdon të mbetet një tjetër problem i këtyre banorëve./Insajderi.com