Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq është takuar sot me të zhvendosurit nga fshati Lubinje të Prizrenit, dhe u premtoi atyre të gjithë mbështetjen e nevojshme për procesin e kthimit në vendlindjen e tyre, njoftoi zyra e Jevtiq në Qeverinë e Kosovës.
“Ky takim është një nga shumë hapat që do të marrim në mënyrë që kthimi të ndodhë por të kompletohet. E di që nuk është e lehtë, por ne duhet të këmbëngulim që kjo do të ndodhë dhe do të realizohet shpejt”, citohet tu ketë thënë Jevtiq qytetarëve serb.
Përfaqësuesit e 11 familjeve të zhvendosura që ishin në takim i kanë treguar zëvendëskryeministrit serb një sërë problemesh që i kanë për t’u kthyer në fshatin e tyre, sikurse problemi i pronës së uzurpuar dhe gjendja e dobët e shtëpive të tyre.
E zëvendëskryeministri përpos që u premtoi atyre se do të kthehen premtoi se do t’ua krijojë të gjithë mundësitë që ata ti rimarrin pronat e tyre të uzurpuara dhe të fillojnë jetesën aty.
“Ajo që ne mund të bëjmë është që të ju premtojmë se qysh sot do të fillojmë që të zgjidhim problemet që ju i keni. Ju keni garant se cdo gjë që ju takon juve do ta merrni”, ka thënë Jevtiq./Insajderi.com