Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të punojnë

Sipas të dhënave të tabelës së raportit, Shqipëria nuk ka kuota për gratë në bordet e korporatave, në Këshillat Bashkiake, për vendet në Parlament, ndërsa ka një kuotë prej 30% në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe këshillave bashkiakë.

Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të punojnë

Sipas një raporti të Bankës Botërore në vitin 2018, Shqipëria bashkë me shtatë vende të tjera të Evropës aplikon të paktën një kufizim për punësimin e grave.

Sipas të dhënave të tabelës së raportit, Shqipëria nuk ka kuota për gratë në bordet e korporatave, në Këshillat Bashkiake, për vendet në Parlament, ndërsa ka një kuotë prej 30% në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dhe këshillave bashkiakë (në shtetet e tjera kjo kuotë varion përgjithësisht nga 40-50%).

Banka ka gjetur se, boshllëqet gjinore krijojnë të ardhura të ulëta. Hulumtimet tregojnë shkaktojnë 15 % humbje të ardhurash në ekonomitë e zhvilluara. Këto humbje janë dukshëm më të larta në vendet në zhvillim, shkruan ‘Monitor’.

Përveç kësaj, dallimet gjinore ligjore vlerësohet së pengojnë pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës. Studimi vlerëson se për disa ekonomi pabarazia në të ardhurat për frymë i dedikohet pikërisht pabarazisë gjinore.

Gjetjet e Bankës Botërore tregojnë se ligjet mund të ndikojnë barazinë  ekonomike të grave, përcjell albinfo.ch.

Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, gratë filluan të marrin patenta në shekullin e 19-të.

Mundësitë e barabarta i lejojnë gratë të bëjnë zgjedhjet që janë të mira për ta, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre. Por mundësitë e barabarta në punë apo biznes nuk ekzistojnë ku dallimet ligjore gjinore janë mbizotëruese.

  • “Patriotët e Çmendur” të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK