Shqiptari i arrestuar nën dyshimin se mori pjesë në masakrën e Izbicës, është nga Istogu

Shqiptari i arrestuar nën dyshimin se mori pjesë në masakrën e Izbicës, është nga Istogu

Një person me inicialet M.A është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Izbicë të Skenderajt, njofton Insajderi.

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ka theksuar se M.A është i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, i cili dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Telegrafi mëson nga burime brenda Prokurorisë, se i njëjti është shqiptar nga komuna e Istogut dhe i cili ka jetuar në Serbi. I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.

Për arrestimin e M.A ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh./Insajderi.com