![Shqiptari kapet me 14 kg drogë – flasin nga Policia](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/image-1-1-730x440.jpg)
Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, 28-vjeçar dhe një grek, 19-vjeçar, për trafikim droge.
Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni të policisë në trenin e linjës Athinë – Selanik, me ç’rast në bagazhet e tyre gjeti dhe konfiskoi mbi 13 kg heroinë dhe afro 1 kg kokainë.
Dy të arrestuarit kishin qëllim të bënin shpërndarjen e drogës në Selanik. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 28-vjeçari shqiptar ishte kreu i këtij grupi.
Dosja në ngarkim të tyre i kaloi Prokurorisë së Selanikut.