Shqiptari që pagëzohet sonte nga Papa Françesku

Shqiptari që pagëzohet sonte nga Papa Françesku

Sot besimtarët katolikë festojnë Natën e Madhe të Pashkës. Papa Francesku do të kremtojnë në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan Meshën e Shenjtë të Natës së Pashkës.

Gjatë kësaj Meshe Papa Françesku do të pagëzoj me besimin e krishterë 8 të rritur të moshës nga 27-52 vjeç mes të cilëve dhe një shqiptar.Shqiptari që do të pagëzohet me besimin e krishterë nga Ati i Shenjtë është Kastriot Cristian 27 vjeç.

Së bashku me të janë dhe 4 italianë, një emigrant nigerian, një amerikan si dhe një shtetase nga Peru. Ndër 8 krishterët e rinj që do ta marrin bekimin nga Papa Françesku, 3 janë gra.

Një histori të veçantë mes 8 personave që sot do të marrin bekimin e krishterë të Papës është dhe emigranti nigerian John Ogah 31 vjeç, i njohur dhe si emigranti hero që në natën e 27 shkurtit 2017 vuri jetën në rrezik duke u përleshur me një person të armatosur që po tentonte të grabiste një supermerkatë në një lagje në periferi të Romës.

Nuk është hera e parë që në Meshën e Natës së Madhe të Pashkës Papa Francesçu pagëzon një shqiptar. Në Pashkën e vitit 2016, Ati i Shenjtë ka pagëzuar në të krishterë dy gra shqiptare Bernarda e Dasada Dervishi 30 e 27 vjeçe.

Riti i pagëzimit në besimin e krishterë të personave të rritur është një ceremoni tradicionale e festës së Pashkës katolike.