
Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri, është emëruar sot këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, njofton Insajderi.
Në vendimin e Gazetës zyrtare turke nënvizohet se Demiri është emëruar kryekëshilltar me nënshkrimin e presidentit Erdogan, shkruan INA, përcjell Insajderi.
Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit – aso kohe kryeministër i Turqisë – Demiri u emërua këshilltar i tij, punë të cilën e ka vazhduar deri tani.
Ai arrin të dëshmohet si një kuadër i dalluar në fushën edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sidomos Ballkanit, ku përfshihet në kabinetin e kryeministrit të asaj kohe të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai në këtë periudhë emërohet këshilltar për marrëdhënie me mediat dhe publikun. Ndërsa më pas merr detyrën e këshilltarit kryesor për Ballkanin.
Pas zgjedhjes së Erdoganit për president i Turqisë në tetor të 2014, Demiri po ashtu bëhet pjesë e kabinetit të tij në cilësinë e këshilltarit. /Insajderi.com