Shqiptari vritet nga italiani duke u goditur me thikë në bark

Shqiptari vritet nga italiani duke u goditur me thikë në bark

Një 59 vjeçar shqiptar është vrarë mëngjesin e së shtunës më thikë në Itali.

Viktima është Caf Nikaj, ndërsa autori është një italian 63-vjeç, Lorenzo Rivani.

Siç raportojnë mediat italiane viktima dhe autori ishin fqinj dhe kishin pasur një mosmarrëveshje vjetër e që përfundoi në mënyrë tragjike për shqiptarin që u godit me thikë në stomak, shkruan Abcnews.al

Pasi u godit nga Rivani, që më pas u dorëzua vetë në polici, 59-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej, por u rrëzua në një rrugë këmbësorësh.
Ai u dërgua në spitalin e Novarës, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

Vrasja e shqiptarit ka trishtuar komunitetin e zonës ku 59-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen.

Një pensionist italian u shpreh për mediat se Nikaj ishte një person pozitiv dhe se vdekja e tij e kishte hidhëruar.

“Ai më ndihmonte në gjithçka, ai ishte krahu im i djathtë” tha italiani, për shqiptarin./Insajderi.com