Gjatë ditës së sotme, Komisioni për Integrime Evropiane pritet të shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji pritet të bëhen duke u harmonizuar me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, njofton Klan Kosova.