Shqyrtohet sot Raporti Vjetor Financiar i RTK-së për vitin 2020

Shqyrtohet sot Raporti Vjetor Financiar i RTK-së për vitin 2020

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë sot, e mërkurë, mbledhjen e radhës, njofton Insajderi.

Siç është bërë e ditur në njoftimin e Kuvendit, mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00 dhe në rend dite është shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020, si dhe katër pika të tjera.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2020;
  3. Raport me rekomandim i grupit punues, rreth formatit të raportimit vjetor financiar dhe raportimit tre – mujor të Radio Televizionit të Kosovës;
  4. Shqyrtimi i kërkesës nr. 884 dt.07.05.2021, i Anëtares se Bordit të NP – KOSTT, për ndalimin e pagës dhe përcaktimin e kompensimit për angazhimin si Anëtare e Bordit;
  5. Të ndryshme​./Insajderi.com