ShSKUK: 32 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

ShSKUK: 32 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka publikuar një raport mbi gjendjen me COVID-19 në vend, ku thuhet se 32 pacientë të shtruar janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.

Sipas këtij raporti, 868 pacientë janë duke u trajtuar në SHKSKUK, ku prej tyre 720 janë konfirmuar pozitivë me Coronavirus.

671 janë nën asistimin e oksigjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë, ku 13 prej tyre janë në gjendje të rënduar. Prej tyre 294 janë me oksigjenoterapi.

Raporti i plotë:

Në SHSKUK po trajtohen 868 pacientë me koronavirus.

Duke u bazuar në raportin e datës 26 mars 2021, në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 868 pacientë, 720 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 148 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 670 janë nën asistim të okisgjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 288 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 294 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë

Klinika Infektive II (Mjekësia Sportive), 93 pacientë

Klinika Infektive III (Interno), 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv – COVID, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë;

19 prej tyre në gjendje të rënduar, 432 të konfirmuar pozitivë, 376 me oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 121 pacientë

Spitali i Gjakovës, 105 pacientë

Spitali i Pejës, 69 pacientë

Spitali i Gjilanit, 107 pacientë

Spitali i Ferizajt, 56 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 34 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë.  /Insajderi.com