SHSKUK: Dy të lënduarit nga shpërthimin s’janë larguar nga lista për shërim në Turqi

SHSKUK: Dy të lënduarit nga shpërthimin s’janë larguar nga lista për shërim në Turqi

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, ka mohuar se dy nga të lënduarit e shpërthimit të një bombole gazi në Ferizaj janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, njofton Insajderi.

Përmes një reagimi në Facebook, nga ky institucion kanë thënë se ata do të vazhdojnë të trajtohen në QKUK, për shkak të shkallës më të ulët të diegies.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se, 2 personat e djegur, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt, nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, por do të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shkallës më të vogël të djegies”.

“Katër pacientë, që janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë, që janë në gjendje më të rëndë, në bazë të sipërfaqes dhe shkallës së djegies, janë dërguar në qendër të specializuar për trajtimin e këtyre pacientëve ne Turqi”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga SHSKUK-ja bëjnë të ditur se në bazë te vleresimit të gjendjes nga profesionistet shëndetësorë, do të shikohet mundësia që edhe këta dy pacientë te dërgohen jashtë vendit për trajtim./Insajderi.com

Prishtinë, 7 janar 2020
Zyra e drejtorit të përgjithshëm- SHSKUK

Komunikatë për medie

Shërbimi Spitalor Klinik…

Posted by QKUK- Shskuk info on Thursday, January 7, 2021