
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës pranoi pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore, përcjell Insajderi.
Këto paisje lidhen me trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 si aparaturë e dorës së fundit.
Në pajisje përfshihen: 600 maska helmetë -CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratore kirurgjike me rrymë, 200 pajisje me presion të lartë për terapi me oksigjen, me set të pajisjeve përcjellëse.
Pritet që ato të shpërndahen nëpër qendra të Qendrën Kirurgjike Universitare të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Shërbimit Spitalot Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi, deklaruan se pesha e kësaj aparature është shumë vlefshme në kohën kur infeksionet janë rritur.
Të premten Kosova regjistroi 730 infeksione – një ditë para që të shënohet një vjetori i shpërthimit të pandemisë COVID-19. /Insajderi.com