ShSKUK-ja rikthen operacionet joemergjente

ShSKUK-ja rikthen operacionet joemergjente

Nga data 27 shtator (e hënë), Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të rikthej operacionet joemergjente në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen”, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar pesë viktima dhe 160 raste të reja me Coronavirus./Insajderi.com