Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës, ka deklaruar se janë duke u trajtuar 868 raste me COVID-19 apo të dyshuar me Sars Cov 2 .
Përmes një njoftimi, thuhet se 700 janë të infektuar, ndërsa 148 në pritje të rezultateve.
Për sa i përket gjendjes së tyre, në raport thuhet se 32 janë në gjendje të rënduar, 670 nën asistin të oksigjeno-terapisë.
Ndërsa, në Qendrën Klinike Universitare janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të renduar e 288 të konfirmuar me COVID-19.
Po ashtu 292 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 123 pacientë të shtrirë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 93 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 24 pacientë
Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 516 pacientë
19 prej tyre në gjendje të rënduar
432 të konfirmuar pozitivë
376 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 121 pacientë
Spitali i Gjakovës, 105 pacientë
Spitali i Pejës, 69 pacientë
Spitali i Gjilanit, 107 pacientë
Spitali i Ferizajt, 56 pacientë
Spitali i Mitrovicës,34 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë. /Insajderi.com