ShSKUK krijon hapësira shtesë për trajtimin e pacientëve të infektuar

ShSKUK krijon hapësira shtesë për trajtimin e pacientëve të infektuar

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës njofton se duke parë rritjen e numrit të të infektuarve e COVID-19, të cilët po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtimin e pacientëve.

Sipas njoftimit, në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II (Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë.

Ndryshe, sipas raportit të datës 30 gusht 2020, në kuadër të SHSKUK-së janë të shtrirë 1,284 pacientë.

Prej tyre, 1,167 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1,098 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 449 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 399 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 835 pacientë, 732 me Covid-19 pozitivë dhe 699 me oksigjeno-terapi./Insajderi.com