
Në Klinikën e Mjekësisë Sportive nga e premtja nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19, njofton Insajderi.com.
Përmes një njoftimi, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në Klinikën Infektive.

Pacientët duke marrë trajtim nga COVID-19 në QKUK.
Kurse, në kuadër të ShSKUK-së janë duke u trajtuar 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe katër në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 17 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë.
Ndryshe, të enjten, janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes./Insajderi.com