338 nga gjithsej 432 pacientë që po trajtohet nëpër spitalet e kosovës, janë të infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), në njoftimin e tyre të përditshëm.
Në raportin e SHSKUK-së mes tjerash thuhet se tetë pacientë janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 293 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276. /Insajderi.com