Shtatë deputetë formojnë një grup avokues për trajtimin e barabartë të komuniteteve

Shtatë deputetë formojnë një grup avokues për trajtimin e barabartë të komuniteteve

Më datë 16.10.2018 në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile si:Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, TDH – Terre des hommes dhe rrjeti KOSINT së bashku me deputet e Kuvendit të Kosovës mbajtën takimin e parë të konstituimit të grupit avokues të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i grupit avokues është të ndihmojë në uljen e hendekut midis komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, duke siguruar kështu trajtim të barabartë të të gjithë vepërmes krijimit të politikave dhe avokimit për aplikimin e ligjeve aktuale në fuqi.

Grupi avokues përbehet nga këta deputet: Driton Caushi – PSD, Vjosa Osmani – LDK, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda – Alternativa e re, Donika Kada Bujupi – AAK, Xhevahire Izmaku – PDK dhe Glauk Konjuvca – VV.

Ky grup avokues i deputeteve mbështet nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim z. Isak Skenderi Drejtor Ekzekutiv nga OJQ-VoRAE, potencoi se “situata aktuale e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian është mjaft alarmante, dhe krijimi i grupit avokues do të ndihmoj në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse në Kosovë”.

Gjithashtu, në ketë takim deputetet potencuan se roli i tyre është shumë i rëndësishëm, dhe madje ua kanë borxh që të punojnë për këto komunitete.

Në këtë takim u dakorduan që hapat e ardhshëm do të jenë të fokusar fillimisht në çështjen e arsimit, duke vazhduar me krijimin e mundësive të punësimit për këto komunitete dhe duke vazhduar me çështjen thelbësore për luftimin e Anti Gjipsismit.