Shtatë kandidatë nga lista “Vjosa” kanë arritur votat e mjaftueshme për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Lista e Vjosa Osmanit ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit doli parti fituese.
Me gjithsej 300 mijë e 788, nga kjo listë Vjosa Osmani, ka arritur rekordin e votave të marra në këto zgjedhje.
Veç saj, deputetë nga lista “Vjosa” kanë arritur të bëhen edhe Donika Gërvalla-Schwarz (71 mijë e 720 vota), Haxhi Avdyli (26 mijë e 630), Faton Peci (25 mijë e 307), Doarsa Kica Xhelili (10 mijë e 604), Jeta Statovci (Nëntë mijë e 410) dhe Burim Karameta (Shtatë mijë e 802)./Insajderi.com