Shtatë komuna në “zonën e kuqe”

Shtatë komuna në “zonën e kuqe”

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, njofton Insajderi.

Sipas MSH-së në “zonën e kuqe” janë shtatë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në “zonën e verdhë” janë 14 komuna: Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Ndërkaq në “zonën e gjelbër” janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Shpjegim:

Në “zonën e kuqe” bëjnë pjesë komunat me mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Në “zonën e verdhë” komunat me 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

Dhe në “zonën e gjelbërt” komunat deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./Insajderi.com