Me 246 rastet pozitive të konfirmuara të dielën, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në shtatë mijë e 36, njofton Insajderi.
Që nga 13 marsi kur janë paraqitur dy rastet e para të virusit vdekjeprurës, gjithsej 64 mijë e 341 persona janë infektuar.
Deri më tani 1 mijë e 544 persona të infektuar kanë humbur jetën.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 55 mijë e 761 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 246 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur viktima teksa janë shëruar 201 pacientë./Insajderi.com