Shtatë raste të reja me koronavirus në veri, tre persona shërohen

Shtatë raste të reja me koronavirus në veri, tre persona shërohen

Shtatë raste të reja kanë rezultuar të infekutar me COVID-19 në veri të Republikës së Kosovës. Një gjë të tillë e ka konfirmuar epidemiologu Aleksander Antonijeviq sot.

Nga të infektuarit, 4 persona jetojnë në veri të Mitrovicës, 2 në Zveçan dhe një është nga Zubin Potoku, shkruan Radio Kontakt Plus.

Antonijeviq ndërkohë ka treguar se janë shëruar edhe 3 persona nga COVID-19.

Nga data 12 mars deri më 14 prill në veri të Kosovës janë testuar 514 njerëz.

Numri total i të infektuarve në veri të Mitrovicës është 27 ( një ka vdekur dhe 3 janë shëruar), në Zveçan 15, Leposaviq 6 (një ka vdekur) dhe 9 nga Zubin Potoku.