Shtatë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm që nga viti 2013, kur u lejua kjo formë e dënimit në Kosovë.
Trimor Lalinovci është personi i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë.
Dënimin atij ja kishte shqiptuar Gjykata e Ferizajt për vrasjen e një personi në vitin 2018. Pas vrasjes, Lalinovci trupin e viktimës e kishte hedhur në një prrockë e më pas e kishte djegur.
Mirëpo këtë dënim atij ja kishte zbutur Gjykata e Apelit, duke ja ulur kohën e vuajtjes në burg me 30 vite.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se zakonisht burgimet e përjetshme jepen kur vlerësohet se ai person është vështirë të paramendohet të kthehet i lirë në shoqëri./Insajderi.com