
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, përkatësisht në fshatin Polac.
Në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 16:00 janë përfshirë dy vetura.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit policor, kanë ndodhur 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 64 me dëme materiale./Insajderi.com