
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në trafiku që ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Dollc të Klinës, njofton Insajderi.
Katër nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Ëmergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka deklaruar Gashi./Insajderi.com