Shtatë të vdekur dhe 250 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Shtatë të vdekur dhe 250 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Shtatë persona kanë vdekur dhe 250 raste të reja me Covid-19 janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), përveç rasteve të reja pozitive, janë shëruar edhe 126 persona të cilët ishin të prekur nga ky virus deri më sot.

250 të infektuarit e sotëm vijnë nga 25 komuna të Kosovës, ndërkaq si çdo ditë tjetër, edhe sot me më së shumti raste të regjistruara prin Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në nëntë mijë e 49 raste, me gjithsej 256 raste të vdekjes.

Ndërsa, shifra e përgjithshme e të shëruarve deri më sot është katër mijë e 989 raste, kurse numri i rasteve aktive është tre mijë e 804. /Insajderi.com/