Shtatë të vdekur dhe 259 raste të reja me Coronavirus

Shtatë të vdekur dhe 259 raste të reja me Coronavirus

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton edhe për 259 raste të reja të infeksionit, nga një mijë e 531 mostra të testuara.

“Numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 523 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 375 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 miëj e 613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 535./Insajderi.com

613 TË SHËRUAR DHE 259 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, January 9, 2021