Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se atje shtatë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 416 raste të reja.
Në 24 orët e fundit atje janë shëruar 278 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 87,122 që nga fillimi i pandemisë, njofton Insajderi.
Numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 96,152 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2,966 persona./Insajderi.com