Shtatë të vdekur dhe afër 800 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur dhe afër 800 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës 786 raste, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetësisë Publike njofton edhe për 489 të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 43 mijë e 384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./Insajderi.com